Site icon Telegrafi

Amendamentet kushtetuese, të bëhet dallim në mes shtetësisë dhe përkatësisë etnike

Përveç propozim amendamentet kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në Kuvend janë propozuar edhe disa amendamente nga grupi i deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së dhe deputetëve të Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe deputetit të LSDM-së, Muhamed Zeqirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grupi i deputetëve kërkon ndryshime në Nenin 2, paragrafi 2, pas fjalës “Maqedoni”, të shtohen fjalët “me çka nuk paracaktojnë përkatësinë etnike të qytetarëve”. Shpjegimi thotë se ky ndryshim është propozuar për të arritur “një dallim midis shtetësisë dhe përkatësisë etnike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e cila garanton se nuk jemi dhe nuk do të jemi maqedonas të veriut, por maqedonas dhe shqiptarë, serbë, turq, vllehë, rom … “.

Fadil Zendeli nga Besa gjithashtu propozon qartësimin e nenit 2 paragrafi 2 të Kushtetutës duke shtuar fjalinë “nga dita e hyrjes në fuqi të amendamentit 33, qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore kanë shtetësi të Republikës së Maqedonisë Veriore. Ky propozim nuk ka kaluar sot në Komisionin Kushtetues. Qeveria nuk e pranoi këtë sepse “ka një ndërhyrje në Marrëveshjen e Prespës”.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët kanë një problem me Nenin 2, paragrafi 2, kështu që kërkohet të zëvendësohen fjalët maqedonas / shtetas me fjalën qytetare. Me amendamentin propozohet që të lejohet shprehja e barazisë së shtetësisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version