Telegrafi

Amelia: Donnarumma ka një të ardhme të madhe

Ish-portieri i disa klubeve të mëdha evropiane, Marco Amelia, ka folur për emisionin Tiki TakaItalia1, ku ka komentuar derbin mes Interit dhe Milanit.

Portieri italian ka folur fjalë të mëdha për dyshen Samir Handanovic dhe Gianluigi Donnarumma, por për këtë të fundit ka thënë se ka të gjitha aspektet për t’u bërë një nga më të mirët në botë.

“Handanovic-Donnarumma? Ishte një sfidë mes dy portierëve të mëdhenj.  Njëri ka eksperiencën, tjetri edhe pse i ri ka treguar se është një nga më të mirët. Ka një të ardhme të madhe”.

“Donnarumma ka kualitetet për të mbuluar portën me një hap të vetëm”, ka thënë Amelia.

Amelia aktualisht është pa klub, ndërsa klubi i fundit për atë ishte Chelsea. /Telegrafi/