Telegrafi

Amdi Bajram tërhiqet nga kandidimi për president

Amdi Bajram pas takimi të koalicionit qeveritar tha se tërhiqet nga kandidatura për president dhe do të mbështes kandidatin e përbashkët, Stevo Pendarovskin.

“Tërhiqem që tani nga kandidatura dhe i bashkohem kandidatit të përbashkët”.

Ai tha se ka siguruar nënshkrimet për kandidim për president, mirëpo, siç tha ai, për të mos u ndarë nga koalicioni vendosi që të mbështes kandidatin e përbashkët.

Ai tha se nuk vjen në opsion që të mbështet kandidaturën e Veljanovskës./Telegrafi/