Njëri nga pretendentët për kryetar të Maqedonisë, Amdi Bajram në emision për televizionin 24 nxori një shishe të Coca Colës me fytyrën e tij.
“Jam shumë i fortë, kam mbështetjen e maqedonasve, shqiptarëve. Vet populli do të nënshkruajë për kandidaturën time. Brendi është brend”, tha Bajram duke nxjerrë një shishe me fytyrën e tij.
Ai sqaroi se do të shpërndahen shishe por se nuk do të jenë shishe coca cole por Amdi-Cola./Telegrafi/