Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (SVM) në Shqipëri duhet të mbështeten me qasje në financim, asistencë teknike dhe standarde evropiane, ka thënë sot Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, (AmCham), Enio Jaço.
Në një njoftim në Facebook, Jaço ka publikuar të dhëna nga Banka Botërore për SVM-të dhe kontributin e tyre në ekonomi.
Jaco ka theksuar bizneset e vogla dhe të mesme janë fuqia motorike e zhvillimit ekonomik duke përfaqësuar 67 për qind të ekonomisë dhe 81 për qind të punësimit.
Duke iu referuar treguesve të Bankës Botërore, ai ka shtuar se SVM-të përbëjnë 99.9 për qind të totalit të bizneseve, ndërsa kryejnë 71 për qind të totalit të investimeve.
Jaço tha gjithashtu se se ka ardhur koha që të investohet më shumë në modernizimin dhe rritjen e SVM-ve. /Telegrafi/