Telegrafi

Ambrosini: Milani nuk mund ta fitojë Scudetton

Massimo Ambrosini beson se Milani nuk ka cilësi për ta fituar Scudetton këtë sezon, por mund të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët e mposhtën kampionin Juventus në fundjavën që shkoi, mirëpo pësuan të martën nga Genoa.

“Për të konkurruar me Juven dhe Romën, Milani ka mungesë cilësie për ta fituar kampionatin”.

“Rossonerët nuk janë të përgatitur për fitore, por është një skuadër me strukturë dhe bindje, prandaj mund të kenë sezon më të mirë se në vitet e fundit”.

“Duhet kohë deri në momentin kur kjo skuadër mund të konkurrojë me Napolin dhe Juventusin, por ata mund të garojnë për një vend në Evropë”.

“Me mënyrën si po ecin tash, mund të konkurrojnë për Ligën e Kampionëve dhe është e padrejtë që të kërkosh më shumë se aq”, ka deklaruar Ambrosini për Sky. /Telegrafi/