Site icon Telegrafi

Ambrosetti: Lukaku nuk ka problem me Chelsean por me bashkëlojtarët e tij

Ish-mesfushori i Chelseat, Gabriele Ambrosetti beson se Romelu Lukaku ende nuk është lidhur me bashkëlojtarët e skuadrës.

Lukaku u transferuar në verë nga Interi për plot 115 milionë euro duke u bërë njëra nga blerjet më të mëdha në histori të futbollit.

Transferimi i tij në Stamford Bridge u prit me entuziazëm te madh pas shkëlqimit të Lukakut te Interi, por deri tani ka ‘dështuar’ t’i përmbush pritshmëritë.

Lexo po ashtu Tuchel: Lukaku është shënues i lindur, do t’i kthehet golave

Ambrosetti, një ish-lojtar i Chelseat ka folur për mediat italiane dhe ka komentuar problemet e Lukakut në Angli këtë sezon.

“Nuk mendoj se problemi është mes Lukakut dhe klubit, aq sa mes tij dhe bashkëlojtarëve të tij”, ka thënë fillimisht Ambrosetti për Tuttomercatoweb.

Lexo po ashtu Lukaku u kërkon falje tifozëve të Chelseat pas intervistës së bujshme në fund të vitit

“Pavarësisht se është i pastër dhe i sinqertë, intervista që ai ka bërë është e një lojtari të ardhur së fundmi, i cili gjithashtu po kthehej nga një dëmtim. Këto janë situata të veçanta”.

“Problemi, pra, është se sa është paguar ai: nuk ka shumë klube që ndërmarrin operacione të këtij lloji”, përfundoi ish-lojtari i Bluve. /Telegrafi/

Exit mobile version