Pas katër ditësh televotim intensiv, publiku i Big Brother VIP Albania ka dhënë verdiktin e tij duke zgjedhur banorët e preferuar.
Amberi dhe Rozana kanë fituar zemrat e publikut, duke rezultuar si dy më të votuarat në këtë raund.
Kjo fitore u ka dhënë atyre një avantazh të rëndësishëm në lojë: imunitetin.
Amberi dhe Rozana nuk mund të nominohen nga konkurrentët e tjerë, duke siguruar kështu qëndrimin e tyre në shtëpi për të paktën një javë tjetër.
Ky privilegj është jo vetëm një mbështetje e fuqishme nga publiku, por edhe një sinjal për banorët e tjerë se ato janë ndër favoritët e kësaj gare.
Nga ana tjetër, votimi solli edhe anën e tij më të vështirë: eliminimin e dy banorëve.
Petro dhe Gramozi janë larguar përfundimisht nga gara, duke humbur mundësinë për të vazhduar në betejën për çmimin e madh.
Eliminimi i Gramosit shkaktoi një moment të tensionuar dhe emocional në shtëpi, veçanërisht për shkak të përplasjeve të tij të mëparshme me banorin Gjestin. /Telegrafi/