Muajt e fundit është raportuar prej mediave botërore rreth tradhtisë së Jay-Z ndaj Beyonces.
Madje, reperi i kishte kushtuar një këngë në kërkim të faljes, por ajo që mbetet mister është femra me të cilën bëri dashuri artisti.
Kësaj dileme duket se i ka dhënë fund Amber Rose, e cila ka dhënë një intervistë për “Make Speidi Famous Again” të udhëhequr nga Heidi Montag dhe Spencer Prat.
“Mendoj se Gwyneth ka qenë e dashura e Jay-Z. Ajo dhe Beyonce kanë qenë mikesha dhe papritur, nuk i pamë më bashkë. Më pas, në kohën e tradhtisë, Gwyneth sapo ishte ndarë nga ish bashkëshorti i saj Chris Martin”, tha Rose.
Kjo ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe tabloidët e huaj, ku ka reaguar edhe aktorja e përfolur përmes zëdhënësit.
Përmes zëdhënëses së saj, aktorja ka përgënjeshtruar zërat duke thënë “Historia është tërësisht absurde dhe false 100%”.
Theksojmë se edhe Rihanna, Rita Ora si kreatorja e modës Rachel Roy kanë qenë ndër emrat e përfolur që kanë bërë dashuri me Jay-Z. /Telegrafi/