Amber Rose e ka përkrahur Kim Kardashian-in pas polemikave eksplozive përreth selfieve të saj lakuriq, e për këtë gjë shpjegoi pse ajo e mbron yllin 35 vjeçar – në një intervistë për ABC, transmeton Klan Kosova.
“Mendova se ajo dukej e bukur”, tha Rose.
“Unë mendoj se ajo është një nënë e mirë dhe unë jam me Kim-in. Njerëzit mendojnë se unë edhe ajo jemi armike. Në të vërtetë ne shkruhemi me njëra tjetrën gjatë gjithë kohës. Jemi pozitive”.
Amber ka shtuar se ajo kishte simpati shtesë për Kim, sepse ajo gjithashtu është nënë e dy fëmijëve të vegjël.
“Unë e di se sa e vështirë është për të punuar në trupin tënd pasi të kesh lindur”.