Amber Rose ka qenë së fundmi e ftuar në podcastin “Sofia with and F” ku ka folur për marrëdhënien e saj me Kanye West dhe ka bërë një krahasim mes tij dhe Wiz Khalifas.
Kanye West dhe Amber Rose u takuan në vitin 2008 dhe menjëherës pas ndarjes reperi filloi lidhjen me Kim Kardashain, e Rose nga ana tjetër u martua me Khalifan.
Amber, e cila ka qenë një valltare, këngëtare, modele dhe stiliste, u bë më e njohur kur ishte modele e këpucëve të Kanye Westit në bashkëpunim me Louis Vuitton.
@kanyewest I’ll leave that up to the Kartrashians to humiliate u when they’re done with u.
— Amber Rose (@DaRealAmberRose) February 20, 2015
Pasi marrëdhënia e Rose me Kanye përfundoi, ata filluan të bënin një grindje në Twitter.
Më pas Kanye u përgjigj duke i thënë se i duhet të pastrohet 30 herë për t’u përfshirë me Kimin, pas ndarjes nga Rose.
Gjatë intervistës, prezantuesja e pyeti atë se kë do të zgjidhte mes Kanye dhe Wiz.
“Wiz”, tha Rose duke qeshur. “Kjo nuk është as një pyetje. Mendoj se njerëzve u pëlqen të pyesin për marrëdhënien tim me Kanye, por ndodhi para 13 viteve”.
“Ndjehem sikur njerëzit janë të fiksuar pas Kanye dhe meje sepse ishte një kohë e shkëlqyer në kulturën pop, por në jetën time personale, nuk është e rëndësishme”. /Telegrafi/
Swingers ?☕️ pic.twitter.com/S5AgWlWO7x
— Amber Rose (@DaRealAmberRose) February 2, 2016