Telegrafi

Amber Rose: Donald Trump dhe Kanye West kanë personalitetin e njëjtë

Pas komenteve kontraverse të Kanye West për presidnetin Donald Trump rreth sllavërisë, Amber Rose ka folur edhe për ish të dashurin e saj.

Gjatë një interviste për “The Fallen State”, modelja foli me Jesse Leee Paterson për të diskutuar rreth Kanyes dhe ngjasmërive të tij me Trump.

“Kur për herë të parë e kam parë Trumpin në podium që po garon për president, mendova dhe thashë: ‘oh Zot, ja ku është Kanye në trup të një njeriu të bardhë’. Unë vërtet ndjej se ata kanë personalitetin e njëjtë”.

“Do të doja të mendoja dhe këtë po e flas hipotetikisht, që Kanye është takuar me Trump dhe Trump ka thënë: ‘Shikoni, i kam parë këta njerëz e kam ditur se do të më votojnë dhe i kam shfrytëzuar për t’u përzgjedhur president. Kanye beson se ai mund t’i ndihmojë vendit vërtet”.

“Kanye është tipi i njeriut që e do artin dhe ai i do gjërat në art, kështu që atij i pëlqejnë politikat e Trumpit që i ka përdorur për të hyrë në presidencë”, theksoi Amber Rose.

Kanye i cili planifikon të garojë për president në vitin 2024 është takuar me Trumpin dhe ka qenë përkrahës i madh i tij.

Amber dhe Kanye kanë pasur një romancë pak kohë më parë, para se ky i fundit të martohej me tash yllin Kim Kardashian. /Telegrafi/