Telegrafi

Amber Heard zgjidh çështjen e shpifjes kundër Johnny Deppit

Foto: AP

Amber Heard ka zgjidhur padinë për shpifje me ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp, sipas një deklarate të postuar në llogarinë e saj të verifikuar në Instagram.

Heard theksoi që ajo ‘nuk ka pranuar’ dhe se zgjidhja ‘nuk është një akt koncesioni’.

Ajo vuri në dukje përvojën e saj me sistemin ligjor amerikan si pjesë e motivimit të saj për të vendosur për zgjidhjen e çështjes, duke pretenduar se ‘provat e shumta, të drejtpërdrejta që vërtetonin dëshminë e saj ishin përjashtuar’ dhe se ‘popullariteti dhe fuqia kishin më shumë rëndësi se arsyeja dhe procesi”.


“Unë e marr këtë vendim duke humbur besimin në sistemin ligjor amerikan, ku dëshmia ime e pambrojtur shërbeu si ushqim argëtimi për rrjetet sociale”, tha Heard.

Aktorja paraqiti një apel në rastin e shpifjes në fillim të këtij muaji, por Heard tha në deklaratën e saj të hënën se “edhe nëse apeli në SHBA është i suksesshëm, rezultati më i mirë do të ishte një rigjykim ku një juri e re do të duhej të merrte në konsideratë sërish provat”.

Lexo po ashtu Amber Heard kërkon një gjyq të ri ndaj Johnny Depp me pretendimet se gjykimi u mbajt në shtetin e gabuar

“Unë thjesht nuk mund ta kaloj këtë për herë të tretë”, tha Heard në postim, duke shtuar se ajo dëshiron ta kalojë kohën e saj “në mënyrë produktive” dhe nuk mund të përballojë të “rrezikojë një faturë të pamundur – një faturë që nuk është vetëm financiare, por edhe psikologjike, fizike dhe emocionale”.

Depp e akuzoi Heardin për shpifje ndaj tij në një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi për Washington Post.

Juria i kishte dhënë Deppit dhjetë milionë dollarë dëmshpërblim apo dhjetë mijë euro.

Juria gjithashtu i dha Heardit dy milionë dollarë apo dy milionë euro si dëmshpërblim dhe asnjë para dëmshpërblim për ankesën e saj të ndërsjellë, e cila pretendonte për shpifje mbi deklaratat e avokatit të Depit në lidhje me pretendimet e saj për abuzim. /Telegrafi/