Site icon Telegrafi

Amber Heard shihet duke bërë stërvitje në Madrid pak ditë pasi i pagoi një milion euro dëmshpërblim Deppit pas përfundimit të gjyqit

Amber Heard u pa të premten duke bërë stërvitje në Madrid, Spanjë, pasi më në fund i pagoi Johnny Deppit pagesën prej një milion eurosh që i detyrohej pas betejës së tyre të ashpër ligjore.

Aktorja, 37 vjeçe, e cila u shpërngul në vend, me vajzën e saj dyvjeçare Oonagh pas rasteve gjyqësore, shfaqi figurën e saj të tonifikuar me veshje sportive.

Amber zgjodhi një palë gete dhe një triko të shkurtër të ngjashme, teksa dukjen e kompletoi me një palë atlete të zeza.

Foto: Splash News

Heard dha së fundmi intervistën e saj të parë që nga shpërngulja jashtë vendit, duke folur rrjedhshëm spanjisht, ndërsa deklaroi: “E dua shumë Spanjën”.

Lexo po ashtu Amber Heard pritet të rikthehet në një premierë filmi, për herë të parë që nga gjyqi kundër Johnny Deppit

Kjo vjen pas pagesës së saj prej një milion eurosh për Depp, të cilën ai është zotuar të ndajë në pesë mënyra midis bamirësive të tij të preferuara.

Foto: Splash News

Depp dhe ish-gruaja e tij përfundimisht zgjidhën pretendimet e tyre për shpifje kundër njëri-tjetrit në dhjetor pas pesë vitesh betejash të furishme ligjore.

Heard, e cila do të kthehet në ekran me filmin e ri “In The Fire” në një festival filmi në Itali këtë muaj, kishte pretenduar se ishte viktimë e dhunës në familje gjatë martesës së saj 15-mujore me Depp.

Foto: Splash News

Pasi Heard u urdhërua të paguante 10 milionë euro si dëmshpërblim dhe 5 milionë euro (më vonë u reduktuan në 365 mijë euro) si dëmshpërblim, dhe Depp iu tha të jepte 2 milionë euro si dëmshpërblim për shpifje, ekipet ligjore të ish-çiftit përfundimisht ranë në një marrëveshje.

Tani, gjashtë muaj pas një prej divorceve më të hidhura të Hollyëoodit në kohët moderne, TMZ raporton se Depp më në fund ka marrë 1 milion euro nga kompania e sigurimeve të Heard. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version