Telegrafi

Amber Heard pritet të rikthehet në një premierë filmi, për herë të parë që nga gjyqi kundër Johnny Deppit

Amber Heard është gati të rikthehet sërish në ekran.

Aktorja 37-vjeçare, e cila është larguar nga qendra e vëmendjes që nga humbja e gjyqit kundër ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp, 60-vjeç, do të shfaqet në “In the Fire”, premiera e të cilit do të jetë në edicionin e 69-të të “Taormina Film Festival” në Itali.

Do të jetë hera e parë që ajo promovon një film që nga beteja e saj në gjykatë.

Foto: Lume Images

Ngjarja zhvillohet në Kolumbi në 1899.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Amber Heard

Përmbledhja në uebsajtin e festivalit, zbulon se Amber do të luajë një psikiatre të ve amerikane.

Amber do të udhëtojë në Sicili me bashkë-yllin e saj, Eduardo Noriego, 49 vjeç dhe regjisorin Conor Allyn për të promovuar filmin.

Festivali do të mbahet 23 qershor-1 korrik 2023.

Foto: Getty Images

Amber do të shfaqet gjithashtu në filmin e ardhshëm “Aquaman and the Lost Kingdom”.

Biondja ka jetuar në Spanjë për një kohë, ku u zhvendos pas çështjes gjyqësore me Depp.

Foto: Getty Images

Ajo jeton atje me vajzën e saj, Oonagh Paige, dy vjeçare. Vogëlushja lindi nëpërmjet një nëne surrogate në prill të 2021-shit. /Telegrafi/

Foto: AP