Telegrafi

Amber Heard iu referohet grekëve gjatë një interviste për të nxitur një breshëri të re kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale

(Foto: Screenshot/YouTube/NBC)

Aktorja hollivudiane, Amber Heard, duket se nuk po arrin të vazhdojë me jetën e saj pas gjyqit për shpifje që e humbi nga ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp.

Sikur të mos mjaftonin reagimet e shumta kundër saj gjatë gjyqit, ajo është vënë sërish në shënjestër pas një interviste të çuditshme në emisionin Today Show të NBC, ku këmbënguli në akuzimin e aktorit se e ka keqtrajtuar fizikisht, diçka që mund t’i shkaktojë probleme të tjera ligjore.

Gjatë intervistës me Savannah Guthrie, aktorja 36-vjeçare deklaroi se ajo tha “të vërtetën ndaj të pushtetshmit” gjatë gjithë gjyqit, ndërsa në një paraqitje të zotësisë intelektuale iu referua grekëve në kontekstin e fjalës së lirë.

“Amendamenti i Parë mbron fjalën… nuk mbron gënjeshtrat që përbëjnë shpifje”, ka thënë Guthrie.

Lexo po ashtu Pas të gjithave që ndodhën, Amber Heard thotë se akoma e do Johnny Deppin, ndërsa ka frikë që ai mund ta paditë sërish

Derisa Heard u përgjigj: “Fjala e lirë nuk të mbron nëse hyn në një teatër të mbushur me njerëz dhe bërtet: ‘Zjarr’. Konceptin e fjalës së lirë e marrim nga grekët. Kuptimi i kësaj, sipas meje, do të thotë se nuk është vetëm liria e shprehjes, por është liria për t’ia thënë të vërtetën pushtetit”.

Deklarata që iu referohej grekëve të lashtë ishte e mjaftueshme për të nisur një breshëri të re reagimesh dhe talljesh kundrejt saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/