Telegrafi

Amber Heard harron Johnny Depp, tashmë flirton me dikë tjetër (Foto)

Amber Heard ditë më parë ka arkëtuar shtatë milionë dollarë. 

E gjithë pas shkurorëzimit me bashkëshortin Johnny Depp, ku aktorja amerikane mori pjesën e saj që ishte si marrëveshje e ndarjes së pasurisë.

Lexo po ashtu Publikohet videoja – Johnny Depp i dhunshëm dhe hedh gjëra në prani të Amber Heard (Video)

Por, duket se 30-vjeçarja e ka harruar aktorin pasi që po vazhdon flirtet me meshkuj, transmeton Telegrafi.

Ajo është fotografuar duke drekuar me një burrë misterioz në “Cafe Roma” të Kalifornisë së SHBA-së.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse ka ndonjë më shumë se sa një drekë. /Telegrafi/