Martesa e Amber Heard me protagonistin e “Pirates of the Caribbean”, Johnny Depp, përfundoi në mënyrë të bujshme, kur ajo e akuzoi për ushtrim dhune.
Mirëpo, duket se aktorja ka qenë sërish e pafat në dashuri. 31-vjeçarja thuhet të jetë e dëshpëruar, pasi manjati i teknologjisë, Elon Musk, i dha fund romancës së tyre njëvjeçare.
Burime të cituara nga tabloidi Daily Mail pretendojnë se qe një javë, Amber dhe Elon nuk janë më bashkë. Vendimi sipas tyre është marrë nga Musk, siç thuhet për shkak të sjelljeve të Heard.
Biznesmeni 46-vjeçar, i cili ka një pasuri prej plot 16 miliardë dollarësh, fillimisht e vuri pasurinë e tij si bashkëthemelues i shërbimit online “PayPal”, transmeton Top Channel.
Krijuesi i gjigantit të makinave elektrike “Tesla” dhe i kompanisë hapësinore private “SpaceX”, u lidh me Heard pranverën e kaluar, pas divorcit me aktoren Talulah Riley.
Kujtojmë që Amber pushtoi faqet e para të tabloideve rozë, pas asaj që ajo e quan ndarje toksike me Depp, të cilin e akuzoi se kishte ushtruar abuzime të vazhdueshme përgjatë martesës 15-mujore, pretendime që mohohen nga aktori.
Heard fitoi shtatë milionë dollarë nga divorci, para të cilat u zotua t’i japë për bamirësi.