Një moment tensioni u krijua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kur Amber, një prej konkurrenteve më të diskutueshme, kërcënoi me largim nga gara.
E gjitha nisi pas një debati të ashpër me reperin Gjesti, i cili i ka thënë një koment që Amber e cilësoi si fyes dhe të papranueshëm.
“E kam menduar sot dhe, nëse Gjesti është shembulli se si duhet të bëjmë këtë lojë, atëherë unë po e lë”, deklaroi Amber me vendosmëri. “Sepse Gjesti më ka thënë: ‘Ti nuk je për këtë lojë, do të të çojë në striptiz’”. Këto fjalë ndezën një reagim të fortë nga Amber, e cila shfaqi zhgënjimin e saj dhe u shpreh se nuk mund të vazhdonte në një ambient të tillë.
Ndërkohë, banorët e tjerë, përfshirë Jozin, Klajdin dhe G Banin, u përpoqën ta qetësonin Amberin dhe ta bindnin të mos largohej. Ata e ndaluan te korridori i daljes dhe kërkuan që ajo të merrte kohë për të reflektuar.
Situata u qetësua përfundimisht pas ndërhyrjes së prezantuesit Ledion Liço, i cili bisedoi me Amber në dhomën e rrëfimit. Ledioni e inkurajoi atë të vazhdonte lojën dhe të mos lejonte që një situatë e tillë ta largonte nga qëllimi i saj për të përfunduar garën. Pas një reflektimi, Amber vendosi të qëndronte në shtëpi deri në fund të spektaklit, duke thënë se do të largohet pasi të mbarojë shfaqja.
Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshme. Disa mbështetën Amber për qëndrimin e saj ndaj fjalëve të Gjestit, ndërsa të tjerë vunë në pikëpyetje nëse veprimi i saj ishte një strategji për vëmendje. /Telegrafi/