Site icon Telegrafi

Ambasadorja zvicerane Tejada pret formimin e qeverisë së re në Maqedoni

Ambasadorja zvicerane Sybille Suter Tejada vlerëson se zgjedhjet në Maqedoni ishin të qeta dhe korrekte, si edhe në atmosferë demokratike, së paku në vendet ku ajo i vëzhgoi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo i vëzhgoi zgjedhjet në Manastir, ndërkaq pret që sa më shpejtë të formohet qeveria e re, bën të ditur agjencia e lajmeve AIM.

”Nuk dua të komentoj rezultatin e zgjedhjeve dhe shpresoj se së shpejti do të formohet qeveria e cila do të vazhdojë me zgjidhjen e problemeve, kurse kriza që vazhdon disa vite do të tejkalohet”, tha ambasadorja zvicerane./Telegrafi/

Exit mobile version