Presidentja e vendit, Vjosa Osmani një ditë më parë i pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejçiq.
Ambasadorja sllovene, ambasadorja e parë femër e Sllovenisë në Kosovë në një postim në Twitter shkruan se pret me padurim thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
“E nderuar t’i dorëzojë kredencialet tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si ambasadorja e parë femër e Sllovenisë në Kosovë. Pres me padurim të thellojmë më tej marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve tona”, shkruan ajo. /Telegrafi/
Honored to present credentials to @VjosaOsmaniPRKS today as the first female Ambassador of #Slovenia to #Kosovo. I look forward to deepening further the friendly relations between our two States ??&??. @MZZRS @MFAKOSOVO pic.twitter.com/BIcCZh8V8f
— Minca Benedejčič (@MBenedejcic) July 30, 2021