Site icon Telegrafi

Ambasadorja kosovare në Washington s’i reziston Snapchatit (Foto)

Vlora Çitaku nuk i ka shpëtuar trendit të ‘zbukurimit’ përmes filtrave të rrjeteve sociale.

Ambasadorja kosovare në Washington, ka bërë një fotografi ‘selfie’ në Snapchat ku në saje të filtërave zonën përreth syve e ka rrethuar me ngjyrë të kaltër, ndërsa të djathtën ka plot flutura.

“Nuk munda ti rezistoj. Tani kam llogarinë time në Snapchat”, ka shkruar në Instagram, Vlora, transmeton Telegrafi.

Kështu Çitaku i është bashkuar shumë figurave publike që përdorin këtë rrjet social, duke përfshirë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Ndryshe, Vlora ka përfaqësuar shtetin tonë në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku është fol për sigurinë në Kosovë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version