Telegrafi

Ambasadorja gjermane në Kosovë, viziton kompaninë IQ-to-Link

Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, të martën e ka vizituar kompaninë Gjermane IQ-to-Link.

Gjatë takimit me menaxhmentin e kompanisë, ata biseduan rreth aktiviteteve të kësaj kompanie në Kosovë, si dhe rreth mundësive të zgjerimit të biznesit.

Viets në këtë vizitë u njoftua për së afërmi me natyrën e punës në IQ-to-link, stafin dhe potencialet që kjo kompani ka për zgjerim në të ardhmen e afërt.

Ambasadorja është ndarë e kënaqur me vizitën dhe ka shprehur entuziazmin e saj që një investitor gjerman ua hap dyert për punësim të gjithë kosovarëve që e njohin gjuhën gjermane.

IQ-to-Link është firmë nënkontraktore e kompanisë DHL, e cila përmes 240 punëtorëve të saj e bën mbështetjen e konsumatorëve përmes ‘call centre’./Telegrafi/