Telegrafi

Ambasadorja franceze, Auer, paralajmëron angazhim ndërkombëtar për reforma në mediume

Ambasadorja franceze, Laurence Auer, porositi se mediumet e pavarura janë një nga kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të besueshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo paralajmëroi angazhim më aktiv të bashkësisë ndërkombëtare në përmirësimin e gjendjes në sferën e mediumeve, duke paralajmëruar vizita të shpeshta të ambasadorëve të vendeve të ndryshe nëpër qytetet e Maqedonisë për t’ua sqaruar qytetarëve rëndësinë e mediumeve të lira dhe të pavarura.

Auer thekson se duhet të kemi mediume të pavarura dhe shërbim publik të pavarur të financuar nga qytetarët dhe duhet të ketë hapësirë të balansuar edhe për opozitën, që qytetarët të kenë qasje në situatën parazgjedhore/Telegrafi/