Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë në Tokio Andriana Cvetkoviq është fituese e çmimit Grand pri të konkursit diplomatik për fotografi, “Japonia përmes syve të diplomatëve” që e organizon Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë, ndërsa nën patronazh të princeshës japoneze Takamdao.
Siç njoftoi Ambasada e Maqedonisë në Japoni konkursi i sivjetmë është i 19-ti në të cilin garuan 500 fotografi prej 100 diplomatëve prej 150 vendeve, me ç’rast fotografia e ambasadores Cvetkoviq e titulluar “Rrethi i jetës” është zgjedhur si më e mira.
Çmimin Cvetkoviqitit i është dorëzuar dje nga ana e ish ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë Hirofumi Nakasone.
Çmimet tjera iu ndanë ambasadorit të Gjermanisë, zëvendësshefit të Misionit të SHBA-së, ambasadorit të Guantamalës, Kanadasë dhe Tongës.
“Japonia nëpër sytë e diplomatëve” është ekspozitë vjetore e fotografive e bërë nga ana e anëtarëve të trupit diplomatik të Japonisë, i cili daton që nga viti 1998. /Telegrafi/