Site icon Telegrafi

Ambasadorja e BE largohet nga Shqipëria një vit pas marrje së detyrës

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Christiane Hohmann do të larohet në fund të korrikut nga Shqipëria.

Ajo pritet të marrë një detyrë të re si ambasadore e Gjermanisë.

Euronews Albania ju drejtua zyrës së shtypit të BE në Shqipëri dhe mori këtë përgjigje: “Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Për pyetje të mëtejshme mbi procesin e emërimit të Ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel”.

Hohmann e emërua në krye të misionit të BE në vendin tonë një vit më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version