Site icon Telegrafi

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë me mesazh para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024

Ambasadorja izraelite në Prishtinë, Tammy Ziv është deklaruar para ndeshjes që zhvillohet sonte ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Ajo në një video-adresim në rrjetin social X ka thënë se pret një ndeshje interesante në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dua të shfrytëzoj rastin që edhe një herë të uroj Kosovën që bëri historinë duke u zgjedhur të jetë nikoqire e Lojërave të 30-ta mesdhetare. Unë pres një ndeshje interesante sonte dhe ekipi më i mirë le të fitojë. Gëzuar! Behatzlaha!”, ka thënë Ziv.

Lexo po ashtu “Protesta pro-Palestinës nuk lejohet”, flamuri palestinez shfaqet vetëm pak orë para ndeshjes Kosovë-Izrael

Ndryshe, ndeshja Kosovë-Izrael ka qenë e paraparë të zhvillohet në muajin e kaluar, por që është shtyrë nga UEFA për shkak të luftës që është duke u zhvilluar në Izrael.

Gjithsesi masat e sigurisë janë në maksimum për këtë sfidë e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Prishtinë./KP/

Exit mobile version