Senatori amerikan Bob Dole, miku i madh i shqiptarëve ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Kjo e fundit ka postuar një fotografi me ish-kandidatin për president të Amerikës.
“Jam shumë e lumtur që shoh përsëri senatorin Bob Dole. Kosova është e bekuar që ka një mik si ai”, ka shkruar diplomatja kosovare, transmeton Indeksonline.
https://twitter.com/SenatorDole/status/809868767815725056
Takimi i tyre është zhvilluar në Washington.
Ndërsa të njëjtën fotografi e ka postuar edhe Dole në profilin e tij në “Twitter”.
“Pata një drekë të mrekullueshme me Ambasadoren Çitaku nga Kosova. Jam mirënjohës për miqësinë tuaj dhe ju vërtetë jeni inspirim”, ka thënë ai.
Ndryshe, ish-senatori Dole ishte njëri ndër zyrtarët e parë të lartë amerikan, që filloi të angazhohet për çështjen e Kosovës, dhe ishte njëri ndër promotorët më aktivë të çështjes dhe kauzës tonë kombëtare.