Telegrafi

Ambasadorja Çitaku paralajmëron bashkëkombësit në Florida: Kujdes, uragani po vjen!

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku thotë se gjatë ditëve në vijim Florida do të goditet nga një uragan i fuqishëm.
Çitaku përmes një postimi në facebook, ka thënë se në atë pjesë të SHBA jeton edhe një numër jo i vogël i bashkëkombësve tanë. “Jam munduar që të kontaktoj me sa më shumë prej tyre. I ftoj që të gjithë të ndjekin me përpikmëri rekomandimet e autoriteteve amerikane”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:
“Gjatë ditëve në vijim #Florida do të goditet nga një uragan i fuqishëm. Shteti i Floridas dhe niveli federal kanë ndërmarrë të gjitha masat për strehimin dhe evakuimin e qytetarëve nga zonat që pritet të jenë më të goditura.
Në atë pjesë të SHBA jeton edhe një numër jo i vogël i bashkëkombësve tanë. Jam munduar që të kontaktoj me sa më shumë prej tyre. I ftoj që të gjithë të ndjekin me përpikmëri rekomandimet e autoriteteve amerikane.
Në ndërkohë, japim në dispozicion kontaktet e Ambasadës së Kosovës dhe Konsullatës në New York për çdo informacion apo emergjencë!
kosovoembassydc@gmail.com embassy.usa@rks-gov.net”, ka shkruar Çitaku në Facebook.