Site icon Telegrafi

Ambasadorja Çitaku në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së, nderon me një pritje Gjeneralin Wesley Clark

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në 20 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-së në Kosovë, ka organizuar pritje për nder të Gjeneralit Wesley Clark.

Në një status në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka falënderuar komunitetin shqiptaro-amerikan, duke thënë se pa punën dhe sakrificën e tyre liria e Kosovës ishte e pamundur.

“Pata nderin dhe këaqesinë e veçantë që me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë të organizoj pritje për nder të Gjeneralit Wesley Clark. Dua të falenderoj Kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të kongresit amerikan z. Eliot Engel per fjalimin domethënës. Jemi te inkurajuar nga prezenca dhe fjalim i ndihmes sekretarit per Europe zotit Phillip Reeker .Falenderojme zotin Jim O’brien, zotin Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, Jim Hooper dhe shume e shume te tjere qe na nderuan sonte. Falenderim i veçantë për komunitetin shqiptaro amerikan. Pa punën dhe sakrificën e tyre liria jonë do të ishte e pamundur. Jemi te fortë, bashkë”, ka shkruar Çitaku./Telegrafi/

Exit mobile version