Telegrafi

Ambasadorja Çitaku kryetare nderi e ‘Refugees International’ (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është shpallur kryetare nderi për këtë vit e “Refugees International”.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Çitaku është shprehur e nderuar për këtë pozitë.

“Jam e lumtur që do të shërbej si kryetare nderi këtë vit në “Refugees International”, ka shkruar Çitaku, përcjell “Zeri.info”.

Po ashtu, “Refugrees International”, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë falënderuar ambasadoren Çitaku për përkrahje.