Pas takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev, në Ankara të Turqisë, ku kishin marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka vlerësuar bashkëbisedimin e tyre duke e quajtur takim historik.
Për një postimi në Twitter ajo ka shkruar se: “Tani ky po që është lajm. Për herë të parë Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Rusisë, nën të njëjtën çati duke bashkëbiseduar në Ankara”, transmeton Telegrafi.
Në ceremoninë e betimit të presidentit turk, ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkaq, presidenti Thaçi ka thënë se e ka informuar Medvedevin për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon dhe kërkoi që të vendosin një komunikim fillestar midis dy vendeve. /Telegrafi/