Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Britanisë së Madhe, për ‘shënjestrimin’ e disa shqiptarëve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprime kriminale dhe korrupsion.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim është shprehur se kushdo që ka abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten, duke u përfshirë në korrupsion dhe minuar demokracinë.
Diplomatja theksoi se askush nuk është mbi ligjin.
“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, pra ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Twitter. /Telegrafi/
We welcome this important ?? action. Those who have abused the public’s trust to enrich themselves & pervert the rule of law – in other words, those who have engaged in significant
corruption & undermined democracy – must face justice. No one is above the law. https://t.co/HFB3cIThVJ— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 21, 2022