Site icon Telegrafi

Ambasadori zviceran dhe Kurti bisedojnë për zhvillimet politike në vend

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet ka takuar sot kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ambasadori zviceran dhe Kurti kanë biseduar për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike.

“Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike. Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar këtë bashkëpunim në interes të ndërsjellë. Kryetari Albin Kurti e njoftoi ambasadorin Lebet me qëndrimet, sfidat dhe vizionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta”, thuhet në njoftimin për media të VV-së. /Telegrafi/

Exit mobile version