Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov.
Zemaj dhe Umerov janë takuar në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës, e cila është mbajtur në Washington DC.
Ai në një postim në “X” ka shkruar se Kosova qëndron me Ukrainën.
“Sot në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës të mbajtur në Uashington DC, isha i kënaqur që pata mundësinë të takohesha shkurtimisht me Ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”, ka shkruar Zemaj në “X”. /Telegrafi/
Today on the margins of Ukraine Defense Industrial Base Conference held in 🇺🇸 Washington DC, I was pleased to have the opportunity to briefly meet with 🇺🇦 Defence Minister, Rustem Umerov @rustem_umerov
Republic of #Kosova 🇽🇰 stands with #Ukraine️ 🇺🇦 pic.twitter.com/ucqGO7eOaF— Ambassador Astrit Zemaj (@AstritZemaj) December 6, 2023