Site icon Telegrafi

Kohë lufte në shtetin e tij, por ambasadori i Ukrainës në Serbi thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës

Ukraina duket se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës.

Kështu të paktën thotë ambasadori ukrainas në Serbi, Aleksandr Alexandrovich, i cili theksoi se në parim vendi i tij “respekton integritetin territorial të Serbisë”, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë dhënë për medium serb Alo që ka afërsi të madhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Alexandrovich, vendi i të cilit është në luftë me Rusinë nga 24 shkurti, tha se nuk ka ndryshim qëndrimesh sa i përket njohjes së Kosovës.

Madje ai thekson se nuk ka pasur kërkesë nga autoritetet e Kosovës për njohje nga Ukraina.

Ndërkaq, i pyetur nëse Ukraina do të ndryshojë qëndrim sa i përket kësaj çështje, Alexandrovich tha: “dua ta shpjegoj një gjë, ne nuk kemi pranuar një kërkesë të tillë nga Kosova”.

“Në parim Ukraina respekton integritetin territorial të shteteve tjera – përfshirë Serbinë”, shtoi ambasadori ukrainas në Serbi. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version