Ambasadori i SHBA në Serbi, Kyle Randolph Scott, ka deklaruar se zgjidhja Kosovë – Serbi është e përshkruar në letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ua ka dërguar Thaçit e Vuçiqit.
Scott tha të enjten se “një zgjidhje gjithëpërfshirëse për çështjen e Kosovës duhet të përfshijë njohjen reciproke” të Serbisë dhe Kosovës.
“E gjitha varet nga ju”, tha Scott, shkruan balkans.aljazeera.
I pyetur nëse do të këtë presion mbi Serbinë në muajt e ardhshëm, ambasadori e ka mohuar një gjë të tillë.
“Por, sa i përket presionit të ri, jo, presim që të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave, dhe sa i përket marrëveshjes, gjithçka varet nga të dyja palët”, përfundoi Scott./Telegrafi/