Telegrafi

Ambasadori amerikan tregon çka përfiton Kosova nga plani evropian

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se me planin evropian, Kosova përfiton shumë gjëra.

Në një intervistë për “Debat Plus” në RTV Dukagjini ai ka numëruar të mirat që sjell marrëveshja për Kosovën.

“Marrëveshja sjell shumë gjëra për Kosovën. Aty janë një varg gjërash që ne mendojmë se janë në interes të Kosovës. Referenca për paprekshmërinë e kufijve, respektimi i integritetit dhe sovranitetit, mbrojtja e pakicave kombëtare”, deklaroi Hovenier.

Lexo po ashtu Hovenier: Propozimi evropian është pako e përkohshme, qëllimi ynë afatgjatë është njohja reciproke

“Pajtimi për të zhvilluar fqinjësi të mirë mbi bazën e të drejtave të barabarta, zotimi për njohjen e dokumenteve dhe simboleve kombëtare, përfshirë pasaportat, targat, vulat doganore, diplomat, respektimi i pavarësisë, e drejta e vetëvendosjes, mosmarrëveshjet do të zgjidhen përmes rrugëve paqësore pa përdorimin e forcës”, shtoi ai.

Ambasadori i SHBA tha se dëshiron të vë në pah edhe paketën financiare që do ta përfitojnë Kosova dhe Serbia për zhvillimin e përbashkët ekonomik.

Lexo po ashtu Hovenier: ShBA nuk mbështet diçka që veç edhe një grimcë mund t’i ngjajë Republikës Srpska

Ai tha se gjithë kjo siguri që i jepet Kosovës do të ndikojë në ardhjen e investitorëve të rinj./Telegrafi/