Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin është duke qëndruar për vizitë në veri të Kosovës.
Ai ka vizituar Komunën e Leposaviçit dhe Zveçanit, ndërsa aktualisht ndodhet në veri të Mitrovicës.
Chepurin është i shoqëruar nga kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.
Ai ka vënë kurora lulesh para përmendores, tek cepi verior i urës kryesore mbi Ibër./Telegrafi/