Site icon Telegrafi

Ambasadori rus në Beograd, për takimin Thaçi-Putin: Kosova po e vazhdon “diplomacinë e korridoreve”

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Chepurin, përmes një postimi në Twitter ka thënë se “operacioni special i Kosovës ‘diplomacia e korridoreve’ po vazhdon, duke u zhvendosur nga Nju Jorku në Paris”, por kjo, sipas tij, “nuk ndikon në qëndrimin e Rusisë në asnjë mënyrë, dhe nuk mund të ndikojnë as në parim”.

Diplomati rus në Beograd, ka komentuar edhe organizimin e ceremonisë së 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, duke konsideruar se ajo është përcjellë me shumë lëshime, përcjell Telegrafi.

https://twitter.com/AVChepurin/status/1062369573058605061

“Një mori lëshimesh në ceremoninë e Parisit, neve nuk bën të jemi plotësisht të kënaqur Megjithatë, bota do t’i kujtojë gjithmonë bëmat e ushtarëve –fitues, në mesin e të cilëve një vend i merituar u takon para së gjithash heronjve serbë, rusë dhe francezë. Historia është më e fuqishme se ceremonia”, ka shkruar në Twitter Chepurin.

https://twitter.com/AVChepurin/status/1062369728214261760

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takimin e së dielës në Paris me Presidentin rus, Vladimir Putin e ka vlerësuar si një takim të rëndësishëm dhe një si një hap të madh diplomacisë kosovare. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Takimi Thaçi-Putin, vjen reagimi i presidentit të Serbisë
Exit mobile version