Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se mezi po pret të kthehet në Prishtinë për të punuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së.
Ai këtë e ka shkruar në Twiterr, duke iu përgjigjur urimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili e uroi për pozitën.
“Faleminderit. Mezi po pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë”, shkruan Hovenier në Twitter.
Nënkryetari i Kuvedit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hoxhaj ka uruar Hovenier për emërimin e tij si ambasador në Kosovës, duke thënë se i vjen mirë që po sheh një mik të kahershëm të Kosovës që po kthehet prapë në vendin tonë.
“Urime miku im për emërimin ambasador i ShBA-së në Kosovë. Është mirë të shoh një mik dhe mbështetës të kahershëm të vendit tonë të kthehet. Partneriteti dhe aleanca e Kosovës dhe ShBA-së janë kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike”, shkruan Hoxha në urimin e tij. /Telegrafi/
Thank you! I’m looking forward to returning to Pristina and working with my counterparts from Kosovo to further strengthen and deepen the U.S.-Kosovo relationship.
— Jeff Hovenier (@JHoven65) November 20, 2021