Liderë institucional e ambasadorë kanë nderuar sonte figurën e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë pas një sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi në veri.
Në mesin e atyre që ndezën qirinj për nderë të policit Bunjaku, ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Së bashku me të ishte edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier.
Homazhet u bënë para Stacionit Policor Qendër në Prishtinë. /Telegrafi/