Telegrafi

Ambasadori Lu: S’kam frikë, do ta çoj në fund reformën në drejtësi

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i ka vazhduar edhe të premten replikat me Kryeprokurorin, Adriatik Llalla. Ai deklaron sot se nuk kam frikë nga përpjekjet për të minuar reformën në drejtësi, duke u zotuar se do ta çojë deri në fund.

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim”, deklaron Lu. /Telegrafi/