Site icon Telegrafi

Ambasadori Kosnett uron Kosovën për përzgjedhjen e General Electric për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur përkrahjen e tij për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ai në Twitter ka shkruar se përzgjedhja e kompanisë amerikane për ndërtimin e termocentralit paraqet një hap vendimtar për sigurinë afatgjate të Kosovës në fushën e energjisë.

“I lumtur që Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur një ofertues të preferuar për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re – krenar të shoh që një kompani lidere amerikane është e përfshirë. Kjo shënon një hap vendimtar përpara për një projekt që besojmë është jetik për sigurinë afatgjate të Kosovës në fushën e energjisë. Urime për të gjithë”, ka shkruar Kosnett, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se një prej filialeve të General Electric me bazë në SHBA është përzgjedhur për të ndërtuar dhe pajisur termocentralin “Kosova e Re”. /Telegrafi/

Exit mobile version