Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka pritur në takim homologen e tij në Shqipëri, Yuri Kim.
Lajmin e ka bërë me dije Hovenier në një postim në Twitter ku thotë se ishte kënaqësi që takoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, ndërsa e ka konsideruar dhe mike.
Po ashtu ai tregoi se së bashku diskutuan se rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve rajonale.
“Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale” ka shkruar Hovenier në Twitter.
Lovely to welcome my friend and colleague, @USAmbAlbania Yuri Kim to Kosovo and to show her around Pristina. Ambassador Kim and I enjoyed reminiscing about our shared history as well as great conversation about our continued regional collaboration and priorities. pic.twitter.com/b1MBoQOXAG
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 4, 2022