Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka mbajtur një pankartë me numrin e telefonit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar gjatë takimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Erdan po fliste dhe mbante në dorë një pankartë me numrin e telefonit të Sinwarit, duke u thënë të pranishmëve që ta kontaktojnë direk dhe të diskutojnë për armëpushimin, transmeton Telegrafi.
“Telefononi dhe pyeteni Yahya Sinwardin. I thoni Hamasit të ulë armët, të dorëzohen dhe të kthejnë pengjet. Kjo do të sjellë armëpushimin e plotë që do të zgjasë përgjithmonë”, tha Erdan.
Asambleja e Përgjithshëm e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për armëpushim në Gazë me 153 vota për, disa orë pasi që presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Izraelin se po humb mbështetjen.
Në anën tjetër, luftimet në Rripin e Gazës janë duke vazhduar, ku nga të dyja palët raportohet për të vrarë dhe plagosur. /Telegrafi/
Israel’s UN envoy Erdan at the UN Assembly:
If you want a ceasefire, call Yahya Sinwar. pic.twitter.com/a2OxocLhdg
— Clash Report (@clashreport) December 12, 2023