Telegrafi

Ambasadori italian në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kërkon drejtësi për viktimat

Ambasadori italian, Nicola Orlando me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës ka thënë se rrugëtimi i pajtimit nuk është kompletuar, duke thënë se duhet drejtësi për të gjitha viktimat.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Orlando ka falënderuar edhe ushtarët italianë që shërbyen për çlirimin e Kosovës.

“Si ofruesi më i madh i sigurisë në Kosovë, Italia u bashkohet festimeve të 21-vjetorit të çlirimit. Rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar dhe kërkon drejtësi për të gjitha viktimat. Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë çdo ditë përmes KFOR-it dhe dialogut të udhëhequr nga BE-ja për vizionin tonë të përbashkët për paqen dhe demokracinë.

Në këtë ditë mirënjohje të përzemërta shkojnë edhe për 70 mijë ushtarët italian të cilët shërbyen për të sjellë dhe ruajtur paqen dhe demokracinë në Kosovë, si dhe për të rëndët. Italia është gjithmonë mirënjohëse”, ka shkruar Orlando. /Telegrafi/