Site icon Telegrafi

Ambasadori italian Feroci do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni

Drejtori i Institutit italian për marrëdhënie ndërkombëtare, ambasadori Ferdinando Nelli Feroci, sot do të qëndrojë për viztë pune në Maqedoni, me ftesë të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Feroxhi, ish ambasador i Italisë në Bruksel dhe eurokomisar, në MPJ do të mbajë ligjëratë me temë ‘BE si udhëkryq: Sfidat e reja 60 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Romës, perspektivat e Ballkanit Perëndimor’. /Telegrafi/

Exit mobile version