Telegrafi

Ambasadori italian dhe kryeministri Kurti diskutojnë për zgjerimin e partneritetit

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar sot kryeministrin Albin Kurti ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të partneritetit në mes dy vendeve tona.

Ambasadori Orlando ka njoftuar se takim me Kurtin u zhvillua në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, në Kosovë.

“Sot, pata kënaqësinë të takoja Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të partneritetit tonë të shkëlqyeshëm në prag të vizitës së Ministrit Luigi Di Maio në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Orlando në Twitter. /Telegrafi/