Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka takuar sot kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.
Ambasadori Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka vlerësuar progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Kosova në fushën e drejtësisë.
“Në takimin tim prezantues me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Caka-Nimani, vlerësova progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Kosova dhe përsërita mbështetjen e SHBA-ve për institucionet e fuqishme dhe të pavarura gjyqësore që ofrojnë drejtësi për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/
At my introductory meeting with Constitutional Court President Caka-Nimani, praised the enormous progress Kosovo has achieved and reiterated the United States’ support for strong, independent Kosovan judicial institutions that deliver justice for all citizens. pic.twitter.com/QQ8RAKci2R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 16, 2022